Ish-ministri: Nëse Rama e prish marrëveshjen, PD duhet të kthehet tek kërkesat politike, tek qeveria kujdestare dhe…

Albania's Prime Minister Edi Rama waits before a meeting of the EU-Western Balkans Summit at the EU headquarters in Brussels Belgium February 16, 2020. Aris Oikonomou/Pool via REUTERS REFILE - CORRECTING COUNTRY

Ish-ministri i Jashtëm i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka bërë me dije se Rama po i bën shantazh opozitës për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, por ndërkohë vetëm ai mund ta prishë atë.

Sipas Mustafajt, Rama është tërhequr nga depolitizimi i administratës zgjedhore dhe identifikimi biometrik, që në fillim i refuzonte, por këto ai i konsideron si disfata prandaj tashmë kërkon heqjen e koalicioneve zgjedhore.

Mustafaj ndërkohë thotë se vetëm Rama mund të prishë marrëveshjen dhe nëse ndodh, atëhere ai këshillon opozitën që t’i vendosë ultimatum kryeministrit kërkesën politike për qeveri tranzitore 100 ditë para datës së zgjedhjeve bazuar në modelin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut.

”Rama nuk e do marrëveshjen dhe do kërkojë të sabotojë. Çdo lëshim dhe kompromis, që është i domosdoshëm në një marrëveshje që ka kompromis, Rama çdo lëshim e trajton si disfatë. Disfata personale i konsideron depolitizimin e administratës zgjedhore dhe identifikimin biometrik. Por ai bën shantazh ndaj opozitës. Opozita ka arritur rezultate teknike, si rasti i Kolegjit Zgjedhor etj”.

“Rrezikon në çdo moment marrëveshja të prishet nëse nuk kalon në Kuvend. Këshilli Politik, që e ka negociuar, nuk është strukturë parlamentare, pra votat janë në parlament. Nuk mund të përjashtohet opozita parlamentare sa kohë ka kartonat. Duhet parë çfarë është racionale dhe çfarë jo. Kërkesa që të ndalohen me ligj koalicionet paraelektorale është kërkesë e Edi Ramës.

Pavarësisht se vjen nga njëri apo tjetri. Nëse kjo marrëveshje prishet, atëhere PD duhet të kthehet tek kërkesat politike, tek qeveria kujdestare sipas modelit të Maqedonisë së Veriut”.

“Rama po rrezikon zgjedhjet. Marrëveshja dështon vetëm nëse do Rama të dështojë. Po të isha unë këshilltar i opozitës, do të vendosja qeverinë tranzitore të ishte ultimatum në rast të prishjes së marrëveshjes”, tha Mustafaj.