PD Vlorë kërkon informacion të qartë në lidhje me situatën e Covid-19

Hospital staff prepare to treat patients suffering from coronavirus disease (COVID-19) in the Intensive Care Unit (ICU) at the Hospital Clinic in Barcelona, Spain, April 23, 2020. REUTERS/Nacho Doce

Në respekt të qytetarëve të Vlorës e me përgjegjësinë e përfaqësimit të tyre, shkurt, bëjmë me dije se:

Partia Demokratike Vlorë, mbështet plotësisht punën e trupës mjekësore të Spitalit Rajonal.

Vlerësojmë përkushtimin e seriozitetin e tyre të padyshimtë, humanizmin e burrave e grave që kanë barrën fisnike të mbrojtjes e shërbimit për jetën e qytetarëve!

Por, ka nevojë për qartësi!

Në çdo drejtim, qartësia, informacioni, të dhënat mbi çfarë ndodh janë themelore në këto rrethana kur shëndeti, jeta dhe puna e secilit cënohet.

Kështu i shërbehet edhe biznesit, me qartësi dhe të dhëna pa filtër propagande. Këtu fitojmë e humbasim të gjithë bashkë, ndaj t’i lëmë mënjanë marrëzitë me diversantë e sabotatorë të qëllimshëm.

Qartësia publike institucionale është detyrim me të cilin nuk bëhet politikë, e as mund të fshihet pas politikës.