Metaliaj publikon fotot: Në vend të turistëve, në Shëngjin dhe Tale kanë zbarkuar fadromat!

Ish-deputetja e PD, Lindita Metaliaj shkruan në një reagim se, në vend të turistëve, në Shëngjin dhe Tale kanë zbarkuar fadromat!

Metaliaj shkruan më tej se, kjo qeveri tolerimin dhe mbështetjen e ka për të keqin, për vrasësin, për zullumqarin dhe asnjëherë për familjet në nevojë,për biznesin dhe qytetarët.

Reagimi i plotë i ish-deputetes Metaliaj

Në vend të turistëve, në Shëngjin dhe Tale kanë zbarkuar fadromat!

Për ketë sezon veçanërisht, duhet të kishte tolerime, sepse ekonomia shkoi keq e më keq sa prej qeverisë së Ramës sa prej pandemisë. Mirëpo jo, kjo qeveri tolerimin dhe mbështetjen e ka për të keqin, për vrasësin, për zullumqarin dhe asnjëherë për familjet në nevojë,për biznesin dhe qytetarët.

U hoqi mundësinë për të fituar bukën e gojës për të ushqyer familjen.

Për më tepër, për ta plotësuar 100% panoramën prej qeverie-bandë, narkopolicia politike e Edvinit shoqëron në polici gazetarin Elvis Hila në krye të detyrës.

Mund t’i shpëtoni dënimit ligjor por s’do mundeni t’i shpëtoni dënimit popullor!

2 49

3 40

1 67

5 13