Zyrtare nga SHISH: Mafia e lidhur me struktura shtetërore

Romeo GURAKUQI

Shërbimi Informativ Shqiptar ka dorezuar keto dite ne Kuvendin e Shqiperise nje raport, do ta konsideroja, alarmant per sa i perket nivelit te sigurise se shtetit, qe perben detyrimin me te pare kushtetues te qeverise.

Sipas shtypit, ne raport behet fjale per kapërcim cilësor të krimit të organizuar në vend, infiltrim të financimeve që kanë furnizuar krimin e organizuar, per pastrim te parave jo te ligjshme ne ndertim dhe edukim, per qarqe korruptive, që vijnë nga lidhja me politikën dhe shtetin, per lidhje te mafias me struktura të larta shtetërore dhe ne fund, edhe per ULJE KEMBEKRYQ TE SHERBIMEVE TE HUAJA te vendeve jo historikisht mike, qe lozin shah ne tavolinen pa zot te Shqipnise.

Raporti vjen ne nje kohe kur institucionet me te nalta shtetnore, qe kane per detyre garantimin e sigurise se Shtetit dhe Nacionit si nje i tere, ndodhen ne nje perplasje meskine per rregullat e ardhshme te lojes elektorale. Nje numer pyetjesh lindin vetvetiu nga ky raport, qe kulmojne te gjitha tek niveli i aftesise dhe pergjegjesise se Qeverise se Edi Rama, per te garantuar sigurine shteterore, sigurine e informacionit shteterore, paprekshmerine e arkivit te rendesise se vecante te Ministrise se Puneve te Brendshme, zbatimin e te drejtes se gazetareve dhe studiuesve per informim, duke respektuar rigorozisht mbrojtjen e te dhenave personale te shtetasve, paraardhesve te tyre dhe enteve, konform legjislacionit, etj..

Ceshtje shume te rendesishme per shqyrtim te verifikueshem dhe te kontrolluar, jane menyra se si e kryen DSIK vleresimin personal per kerkuesit te çertifikates se sigurise dhe niveli i respektimit te rregulloreve te funksionimit te Arkivit te MPB.

Por, ne shtetin ku qeveritaret mendojne vec per “perdorimin racional te kohes se dhene ne dispozicion per zgrrapcje”, askush nuk e ka ndermend te kryeje detyrat e ngarkueme kushtetuese permes vleresimit te koordinuar edhe me kundershtarin.

Raporti i punonjesve te SHISH nuk eshte nje permbledhje e thjeshte, e realizuar ne kuader te nje detyrimi formal kushtetues te institucionit per Parlamentin. Eshte nje kembane per shterngim te shtetit per nga interesat e Shqipnise, shtet indipendent dhe i europianizuem. Ata qe nuk kryejne detyrat as ne kete rast duhet te largohen, ose institucioni i mbrojtjes se shtetit dhe ligjit duhet t’i vendose para drejtesise.