Neni 6 i ligjit për Amnistinë Fiskale lejon Ramën të legalizojë paratë që ka vjedhur

Rama ka futur edhe një nen për veten nw ligjin pwr Amnistinw Fiskale përmes të cilit ai përfiton për të legalizuar paratë që u ka vjedhur shqiptarëve në 20 vite pushtet.

Nga amnistia e madhe fiskale që deklaroi Kryeministri Rama në fund të muajit maj dhe që më pas u hartua edhe një dokument, duket se do të përfitojnë edhe ish-zyrtarët e lartë dhe politikanët, të cilët kanë tri vite që nuk janë më në detyrë.Edi Rama4

Në nenin gjashtë të dokumentit të siguruar nga gazeta “Panorama”, thuhet se nga kjo amnisti përjashtohen vetëm ata zyrtarë që kanë qenë subjekte të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, i ndryshuar”, në tre vitet e fundit.

E thënë ndryshe, të gjithë ata zyrtarë me pozicione ministra, deputetë, drejtorë apo zyrtarë të nivelit të lartë që kanë mbi tre vjet që nuk i kanë më këto detyra, do mund të përfitojnë nga amnistia e madhe e shpallur nga qeveria.

“Subjektet, të cilët brenda tri viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve sipas përcaktimit të nenit 3 të ligjit nr. Nr.9049, datë 10.4.2003 ‘Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, i ndryshuar’, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, thuhet në pikën 2 të nenit gjashtë të draftit të amnistisë që ka siguruar gazeta “Panorama”.

Ky specifikim në dokument shkon përkundër asaj që Kryeministri Rama deklaroi gjatë një komunikimi me gazetarët, ku u shpreh i sigurt se nuk do të ketë asnjë lloj amnistie për politikanët dhe zyrtarët e lartë shtetërore në 30 vite pluralizëm politik.

Amnistia fiskale pritet të zbatohet nga 1 janari i vitit 2021 deri më 31 dhjetor 2021. Ajo do të ofrojë mundësinë për të gjithë ata që do të vetëdeklarojnë që brenda 4 muajve të parë, që të mund të paguajnë vetëm 4% të shumës së deklaruar. Për ata që do të vetëdeklarojnë në 4-mujorin e dytë, do të tatohet 7% e shumës së deklaruar dhe për ata që do presin 4-mujorin e fundit shuma që do t’u tatohet do të jetë 10% e shumës së deklaruar.

Sipas përcaktimeve në draft, njësia e posaçme e krijuar me këtë ligj, bankat e nivelit të dytë apo institucionet financiare, në cilësinë e ndërmjetësit, transferojnë të ardhurat e mbledhura nga pagesat e tatimit të posaçëm në burim në kuadër të këtij ligji, në llogaritë e thesarit të Ministrisë së Financave.

PERSHKALLEZIMI I TATIMIT

5 për qind të shumës totale të deklaruar, për deklarime të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit

7 për qind të shumës totale të deklaruar, për deklarime të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit

10 për qind të shumës totale, të deklaruar për deklarime të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit

NENI 6, SUBJEKTET E PËRJASHTUARA

Janë subjekte të përjashtuara nga zbatimi i këtij ligji: Subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të nenit 3 të ligjit nr. Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, i ndryshuar”, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Subjektet, të cilët brenda tri viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve sipas përcaktimit të nenit 3 të ligjit nr. Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, i ndryshuar”, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Subjektet e ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë;

Subjektet sipas përcaktimit të nenit 16, të Aktit Normativ nr.1, datë 31.1.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Personat e shpallur dhe personat, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes, në zbatim të parashikimeve të Ligjit nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.