Ballina Kryesore Rekordi i hajdutëve, dorëhiqet drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës pas...

Rekordi i hajdutëve, dorëhiqet drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës pas 15 ditësh punë!

Dorëhiqet drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës. Jurgen Pilkati u emërua në këtë detyrë në datën 2 qershor, ndërsa sot mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Drejtori i radhës qendroi në detyrë vetëm 14 ditë. Arsyet e largimit nuk janë të qarta.

Jurgen Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola Himës, e cila qëndroi si kryeregjistrues vetëm 4 ditë. Edhe pse qëndroi më gjatë se Hima, ai nuk ka firmosur asnjë dokument si kreu i Kadastrës.

Kjo situatë në Kadastrën e Vlorës ka disa vite që vijon të mbetet e njëjtë, ku problemet e pronave nuk po marrin fund, sidomos me tokat e bregdetit, ku edhe po bëhet lufta më e madhe. Para Pilkatit kanë qenë dhe 6 drejtorë të tjerë që janë larguar vetëm muajt e fundit.

Himaj ishte drejtori e radhës e këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë, të cilat dyshohet se janë shkak për largimet dhe dorëheqjet e njëpasnjëshme.

Drejtorët e larguar

Viola Hima (4 ditë në detyrë)

Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020)

Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020)

Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019)

Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019)

Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019)

Exit mobile version