Aktivistët rrethojnë Teatrin Kombëtar, ja çfarë do të bëjnë pas ngritjes së fasadës

Ka kaluar një muaj nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe sot janë mbledhur sërish aktivistët para rrethimit. Ata kanë hapur banderolën “Ne Ringrejmë Teatrin” pasi kanë bërë kërkesën që TK të ndërtohet sërish ashtu siç ishte.

Hapja e banderolës, që mban titullin e nismës dhe do të ketë në përmbajtje punimet grafike të 76 artistëve (deri më sot) të përfshirë në Tabularasa, nismë artistike e mundësuar nga 7 artistë pamorë. Ndërkohë që pritet të ngrihet fasada e Teatrit Kombëtar.

Fasada është përgatitur nga ana grafike dhe është ndarë në 200 pjesë që bëhen bashkë si puzzle. Qytetarët që do të marrin pjesë në këtë nismë do të renditen në mënyrë të tillë që puzzle të formohet saktësisht dhe do të ngrejnë lart copën që mbajnë në duar në mënyrë që figura të formohet.

Më vonë, pritet të bëhet marshim drejt bashkisë Tiranë dhe më pas drejt kryeministrisë me fasadën e Teatrit Kombëtar që lëviz bashkë me qytetarët.