Shoqërohet me forcë pajtuesi i gjaqeve, nuk pranonte të jepte dëshminë për rrëmbimin e Jan Prengës

Një ditë më parë, është shoqëruar forcërisht nga policia, Nikollë Shullani, babai i Gëzim Shullanit, një ndër personat e etiketuar nga blutë dhe nga prokuroria, si pjesëmarrës në grabitjen e 260 kg kokainë, në bashkëpunim me Astrit Prengën, vëllain e e Jan Prengës, i cili u rrëmbye me më 17 janar 2020, ndëra ndërroi jetë rrugës për në Pjezë të Durrësit, për shkak të plagëve të marra nga autorët.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pohojnë se, Nikollë Shullani ishte thirrur disa herë për të dhënë dëshminë e tij para prokurorit të çështjes dhe pasi nuk është paraqitur ky institucion ka ngarkuar Drejtorinë e Policisë Tiranë për të mundësuar shoqërimin e tij. Ai nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim, por është mjaftuar me atë që ka thënë që më herët, dhe është lënë i lirë pas disa orësh.

Më 13 shkurt 2020, thuajse një muaj pas ngjarjes, Shullani doli në media dhe mohoi akuzat e ngritura për djalin e tij, Gëzim Shullani. Ai mohoi kategorikisht që i biri të kishte të bënte me grabitjen e lëndës narkotike. Madje, ai ishte edhe negociatori mes familjeve Doçi e Gështenja, për t’i bindur ata që të kthejnë trupin e Jan Prengës, por jo vetëm që nuk mundi të takonte askënd, por ishte shumë vonë pasi trupi i tij ishte zhdukur. Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në rrugën London në Kamëz.

Në rrëmbimin e tij morën pjesë disa persona, ndërsa si vend për dërgimin e trupit u zgjodh kompleksi Golden në Pjezë, në pronësi të vëllezërve Hajri. Për ngjarjen janë arrestuar disa persona, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri. Dyshohet që rrëmbimi të jetë porositur nga një shqiptar ë dënimin e tij e vuan në burgun e Ekuadorit. Arsyeja ka qenë një sasi droge e padërguar në destinacion nga vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga.