FRPD Mat reagon pas konfirmimit në detyrë të kryebashkiakut të Ramës

Pas konfirmimit në detyrë të kryebashkiakut të Ramës për Matin, Agron Malaj ka reaguar Forimi Rinor i PD në Mata. “Për çdo të ri që aspiron të jetë në politikë, të ndërtojë të ardhmen këtu dhe të japë kontributin e tij në të mirë të vendit, ja ku e ka shembullin që duhet të ndjekë”, shkruhet në reagimin e FRPD, Mat.

Malaj është denoncuar nga PD si person i dënuar dhe që nuk duhej të ishte në këtë detyrë, por KQZ kvendosi ta konfirmojë në detyrë kryebashkiakun e Ramës për Matin.

Vendimi në favor të Malajt u mor me 5 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa sipas drejtuesit të instucionit Klement Zguri, Malaj nuk ka qenë në kushtet e ndalimit për të kandiduar.

Në fjalën e tij në KQZ, nënkryetari Denar Biba, është shprehur se KQZ e ka lejuar njëherë kandidimin e Malajt, dhe nuk mund të ketë një vendimmarrje të re.

Agron Malaj ka qenë i dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe se nuk duhet të qëndronte më në detyrë, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet dhe njoftoi se për mandatin e Malajt nuk mund të shprehej, pasi e ka deklaruar në formular përpara kandidimit këtë penalizim.

1 62

mala

AGRON MALAJ 780x405 1