Ballina Aktualitet Bylykbashi: PS kërkon kapjen e plotë të KQZ! Ne i qëndrojmë pikë...

Bylykbashi: PS kërkon kapjen e plotë të KQZ! Ne i qëndrojmë pikë për pikë elementit të datës 5 qershor!

Përfaqësuesi i opozitës, Oerd Bylykbashi në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik u shpreh se, sot mazhoranca e bëri të qartë që refuzon çdo lloj propozimi, pra do vendime të njëasnshme dhe do në mënyrë të verbër kapjen e të gjitha organeve.

Bylykbashi u shpreh se, në emër të opozitës së bashkuar, i qëndrojmë pikë për pikë elementit të datës 5 qershor për identifikimin biometrik për ruajtjen e administratës zgjedhore dhe respektojmë dakordësinë në lidhje me komisionin e zgjedhjeve për formulat për një komision zgjedhor që shkon drejt një funksionimi.

“Këshilli Politik diskutoi për një nga cështjet më të rëndësishme që përmban datën 5 qershor që është KQZ. Dua të konfirmoj në emër të opozitës së bashkuar, i qëndrojmë pikë për pikë elementit të datës 5 qershor për identifikimin biometrik për ruajtjen e administratës zgjedhore dhe respektojmë dakordësinë në lidhje me komisionin e zgjedhjeve për formulat për një komision zgjedhor që shkon drejt një funksionimi.

Kemi bërë propozim për formulë të emërimirt të tre trupave të KQZ nëpërmjet një formule të mirëpranuar që sot është në Kushtetutë, një formulë që është përzgjedhur edhe me mbështetjen e partnerët ndërkombëtarë, që garanton shqyrtim të pavarur të kandidaturave me standardet më të larta të integritetit.

Është një formulë e cila u kundërshtua nga mazhoranca socialiste pa asnjë arsyetim. Është ajo që ka qenë dakord, dhe sot nuk e arsyeton sepse i intereson kapja e plotë e KQZ në tre organet. Theksoj se dakordësia e 5 qershorit ku PS do jetë në mazhorancë në këto organe konfirmon, por nga ana tjetër, tani që është qëllimi jo vetëm i dakordësisë.

Sot mazhoranca e bëri të qartë që refuzon çdo lloj propozimi, pra do vendime të njëasnshme dhe do në mënyrë të verbër kapjen e të gjitha organeve”, u shpreh Bylykbashi.

Exit mobile version