Arrestohet kreu i Dhomës së Avokatisë Lezhë, reagon Laska: Show dhe përçmim i profesionit

Avokati Elton Laska ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të dhomës së Avokatisë Lezhë, Sami Dema, me akuzën e korrupsionit aktiv.

Laska në reagimin e tij shprehet se aksioni i policisë ishte një show, ndërsa i ka bërë thirrje kolegëve avokatë që të reagojnë ndaj këtij rasti.

“Drejtësia e re” u trumbetua se do të ngrihej mbi parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Barazisë përpara ligjit, ndalimin e “Peshqëve” të mëdhenj, respektimin e ligjit dhe kodeve që rregullojnë të drejtat në këtë vënd. Por sot SPAK vërtetoj tërësisht të kundërten. Shkeli me të dyja këmbët të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia”, shkruan Laska në rrjetet sociale.

Reagimi i avokatit Elton Laska

Arrestimi i Kryetarit të Dhomës së Avokatisë Lezhë show dhe përçmim i profesionit të Avokatit.

“Drejtësia e re” u trumbetua se do të ngrihej mbi parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Barazisë përpara ligjit, ndalimin e “Peshqëve” të mëdhenj, respektimin e ligjit dhe kodeve që rregullojnë të drejtat në këtë vënd. Por sot SPAK vërtetoj tërësisht të kundërten. Shkeli me të dyja këmbët të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia.

Dhoma e Avokatisë së një Qarku është institucion dhe kryetari i saj nuk mund të jetë anonim për të cilin të kërkohet “masë sigurimi personal” në mungesë si pasojë e një hetimi të nisur prej kohësh.

Lindin disa pyetje: Sa regjistrime video dhe audio ka në Shqipëri për Ministra, Deputetë, Gjyqtarë, Prokurorë dhe funksionarë të lartë shteterorë? A keni dëgjuar ju të merret vendim për masë sigurimi personal në mungesë të ndonjërit prej tyre?

Ish ministri Tahiri (si peshk i vogël) po përballet me drejtësinë duke shiju pasjonet e ti në përditshmëri dhe jo nga qelia!

Që të kuptohemi, nëse ka veper penale absolutisht duhet të marrë denimin përkatës sipas ligjit, por në asnjë mënyrë nuk pajtohem me showdrejtësinë dhe me nëperkëmbjen e një profesioni kaq fisnik siç është ai i Avokatit!

Për këtë arsye i kërkoj të gjithë kolegëve në mbarë Shqipërinë por në veçanti të Dhomës së Avokatisë Lezhë, të mbajmë një qëndrim të unifikuar kundër dhunimit të profesionit të Avokatit.
Nesër mund të jetë kushdo nga ne!