9 të infektuar me Covid-19 edhe në rradhët e forcave të armatosura

Gjatë raportimit që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku ka bërë në Komisionin e Sigurisë deklaroi se që nga fillimi i pandemisë janë kryer 200 testime ne ushtri dhe 9 prej anëtarve te forcave të armatosura kanë rezultuar pozitv me koronavirus, 5 prej tyre ndodhen me misione jashtë vendit tone.

“9 të prekur në total. Nga këta 5 në misione; 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan dhe 4 të tjerë në Shqipëri. Katër prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë por jo në gjendje kritike, një i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre. Të gjithë janë ndjekur nga mjekë të njësisë mjekësore ushtarake, komandave në operacion dhe mjeku i familjes”, u shpreh Kollçaku.

Kollçaku thekson se i infektuar është edhe një ushtar në bazën ushtarake në Bonavi i cili është vetë-izoluar. “Ka rezultuar një i prekur në bazën ushtarake në Bonavi, i cili është vetë- izoluar”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Shefi i Shtabit ka treguar se po merren masa për një valë të dytë të mundshme të COVID-19 në vjeshtë. “Po marrim masa për një valë të dytë të mundshme në vjeshtë”, u shpreh ai, teksa theksoi se gjatë kësaj kohe ushtria ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me policisë, ku mijëra forca ushtaraka në kanë patrulluar së bashku me rendin në zbatimin e masave të sigurisë.