Ballina Aktualitet Vendi është si një burg/ Lubonja: Rama po përdor deputetët e opozitës...

Vendi është si një burg/ Lubonja: Rama po përdor deputetët e opozitës parlamentare për heqjen e koalicioneve

I ftuar në News 24, analisti Fatos Lubonja, teksa foli mbi marrëveshjen politike dhe, reformën zgjedhore dhe kërkesat e “Opozitës Parlamentare”, ka folur për një lloj përdorimi nga maxhoranca, nga kryeministri Edi Rama i deputetëve në fjalë.

“Është e qartë që tek e fundit të gjitha palët kanë interesa dhe mund të tërheqin nga një sistem zgjedhor që iu intereson më shumë. Ajo që do duhej në këtë rast që të respektoheshin rregullat e lojës duke iu respektuar të gjitha këto grupime maksimalisht. Por kjo është një nga gjërat më të vështira në Shqipëri sepse partitë e mëdha dhe LSI bënë një marrëveshje. Për mua ka pasur një lloj përdorimi nga maxhoranca, nga Edi Rama të deputetëve të opozitës parlamentare. Janë akoma në përpjekje për të luajtur se kush do fitojë më shumë. Mendoj se maxhorancës i intereson heqja e koalicioneve. Padyshim që dëmton më shumë opozitën”, tha ai.

Sa i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore, Lubonja tha se ata duan të paraqesin një lloj suksesi, ndërkohë që e interpretoi dhe si një mbështetje indirekte të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

“Që Pompeos ia kanë çuar, lexoje këtë është e sigurt. Këta diplomatët perëndimorë duan të paraqesin një lloj suksesi. E marr si një mbështetje indrirekte ndaj stabilitetit që nënkupton dhe pushtetit të Ramës”, u shpreh Lubonja.

Sa i përket opozitës parlamentare, analisti i njohur tha se ata nuk janë faktorë kryesorë në lojë dhe janë artificialisht të përdorur.

“Opozita parlamentare duhet marrë përgjysmë në konsideratë. Në fund të fundit janë përfaqësues të këtyre partive. Ata hynë si sabotatorë të opozitës në parlament. Ata nuk janë faktorë kryesorë në lojë.

Janë artificialisht të përdorur nga Edi Rama për të mbajtur status quo. Pa qenë me një parti me një mbështetje, nuk e kuptoj ku luajnë ata. Vështirë se këta njerëz hyjnë dhe në listat e hapura të këtyre partive. Janë përfaqësues të opozitës, nuk mund të jenë përfaqësues edhe të PD-së dhe të një partie të re. Kështu është loja shqiptare, kush t’ia hedhë njeri-tjetrit. Ata përdoren tani dhe përdorimi i tyre është pak i shëmtuar. Është një kaos dhe në kaos është shumica që përfiton nga kaosi”, deklaroi Lubonja.

Sa i përket shtimit të rasteve sa i përket të infektuarve me COVID-19, ai tha se sheh pozitive faktin që nuk ka shumë vdekje por tha se një tjetër mbyllje do të ishte traumatike.

“Nga gjithë izolim ekstrem është pak anomali. Dhe në botë po e shohim se si po hapen gjërat në rregull. Pozitiv shoh faktin që nuk shoh të ketë shumë vdekje, por prapë mbetet pyetja është dobësuar apo jo virusi. Një lock down tjetër është traumatike psikologjike. Është si një burg. E dyta është traumatike për ekonominë. Besoj se përderisa nuk ka vdekje, nuk ka kuptim dhe lock doën. Në qoftë se do fillojë të rritet numri i vdekjeve ose rasteve të rënda është për t’u parë”, tha analisti.

Exit mobile version