Lewandowski kërkoi t’i bashkohej Realit për të luajtur me Ronaldon

Robert Lewandowski ka dashur t’i bashkohej Real Madridit për të luajtur përkrah Cristiano Ronaldos, por ndërroi mendje pasi u bind për të nënshkruar kontratë me Bayern Munich, thotë Cezary Kucharski, ish-menaxheri i tij.

Sulmuesi polak Lewandowski iu bashkua Bayernit në lojtar i lirë nga rivali i Bundesligës, Borussia Dortmund, në vitin 2014 dhe që prej atëherë ka qenë burim pjellor golash për gjigantin bavarez.

Megjithatë, karriera e 31-vjeçarit ka mundur të jetë shumë më ndryshe sikur të hiqte dorë nga marrëveshja me Bayernit dhe ta ndiqte ëndrrën për t’u bërë bashkëlojtar i Ronaldos në Real Madrid.

“Në një moment gjatë bisedimeve, ai nuk donte më të nënshkruante për Bayernin, sepse donte të shkonte në Real Madrid për shkak se Ronaldo luante atje”, tha Kucharski.

“Unë e binda se ai duhej të ishte sulmuesi numër një në një klub të madh. Në Real Madrid, ai do të kishte triumfuar ndaj Karim Benzemas dikur, por nuk mundja ta lija të kalonte në një klub si numër dy duke e parë se kush ishte ai në atë kohë”, shtoi ai.