Kush e porositi “valën e dytë” të virusit në Kinën komuniste dhe pse po ndodh?

Një distrikt në Pekin është detyruar të shpallë “emergjencë lufte”, pasi një valë e re Covid-19 është shfaqur në kryeqendrën Pekin.

Të diel, Kina raportoi 57 raste të reja me Coronavirus, shifra më e lartë krahasuar me muajin Prill.

Për pasojë Pekini ka kaluar në “emergjencë lufte” teksa po shikohet përhapja e rasteve që lidhen kryesisht me pazaret e ushqimeve.

“Lockdowns” / izolimet strikte që u vendosën në fillim të këtij viti në të gjithë vendin, bënë që të vihej nën kontroll situata, sipas statistikave të qeverisë.

Por, javën e kaluar, një vatër e re u zbulua në pazarin e Xinfadi në Pekinin e jugut.

Prapë nga një market u shfaq virusi, kështu po na e servirin, si për të na thënë që nuk është çështje laboratori, vjen vetiu nga tregje dhe pazare. Të gjitha këto në një kohë disheze pa kthim në ekonomi, tregti dhe punësim.

Dy vatra të tjera infektimi janë raportuar nga kinezët ditën e diel në pjesën veri-lindore të provincës Liaoning, raste që kanë patur lidhje dhe kontakte me rastet e evidentuara dhe të raportuara në Pekin.

Zyrtari i bashkisë Xu Hejian u tha reporterëve të diel se, Pekini ka hyrë në një “periudhë të jashtëzakonshme”. Mendohet të fillojë sërish izolimi strikt (lockdown).

“Bazuar tek parimet e sigurisë dhe masave për mbrojtjen e shëndetit, pazari Xinfadi dhe lagjet përreth janë izluar, kanë kaluar në ‘lockdown’, deklaroi një përfaqësues i Shëndetit publik.

Teksa Presidenti Trump dhe Kryeministri anglez Johnson ngritën me logjikë para disa javësh pyetjen: “…si ka mundësi që u shpërnda virusi në të gjithë botën dhe nuk shkoi në Pekin dhe në Shangai?”. Pas kësaj pyetje, që në fund të fundit e kemi bërë të gjithë, vjen ky reagim bajat i kinezëve nën urdhërat e majtistëve në New York dhe Washington, duke folur për valë të dytë të Covid-19, por që kësaj here është evidentuar pikërisht në Pekin.

Jo më larg se dje, Kryeministri anglez tha në formë të prerë: “Do ta gjejmë shkakun dhe shkaktarin e kësaj epidemie, do i shkojmë në fund për të zbardhur të vërtetën”. Në të njëjtën frekuencë mendimi dhe veprimi është edhe Presidenti i SHBA-së.