Dalja e tezës së matematikës, Boçi: Çfarë do thotë Ministrja tani?

Nga Luçiano BOÇI

ÇFARË MATURE ËSHTË KJO?!

Një nga TV ka paraqitur faktet e daljes së tezës së matematikës, sapo filloi provimi.

Kjo ndodhi dhe me Anglishten dhe me Letërsinë.

Skandal dhe turp!

Një tallje gjigande me investimin themelor të familjeve shqiptare për fëmijët e tyre.

Çfarë do thotë Ministrja tani?

Çuditem si nuk largohet!?

Do mbrohet që testi është i personalizuar?!

Po çfarë personalizimi quhet ai kur janë vetëm katër variante?!

Po çfarë mature është kjo?!

Me gabime shkencore, me administrim të shthurur, me dalje teze, me ndihmë të selektuar.
Kjo nuk quhet MATURË SHTETËRORE, kjo quhet KATRAHURË SHTETËRORE!

Stop talljes me maturantët dhe nëpërkëmbjes së shpresave dhe të ardhmes së tyre!

Besa merr dhe Ramën dhe ikni!

Maturantët dhe Shqipëria do jenë shumë mirë pa ju!