BE hap sot plotësisht kufijtë mes vendeve anëtare

Vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm. Gjermania heq kufizimet e udhëtimit sot me shtetet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia.

Me vende e treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.

Franca po ashtu do të heqi kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris.

Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dy javore.

Për shtetet jashtë zonës Shengen, Franca do ti kufijtë më 1 korrik. Hapja do të varet nga “gjendja shëndetësore në vendet e treta”. Që të premten, pas gati tre muajsh Polonia i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë.

Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusinë mbeten ende në fuqi.

Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve. Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën.

Me Suedinë ka ende rregulla rajonale. Komisioni Europian u ka rekomanduar shteteve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me shtete t ku situata epidemiologjike i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin. Në fillim në listës të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.