Ballina Kulturë Skandali, marksistë-leninistët gjermanë kërkojnë bustin e Leninit, reagime nga të gjithë të...

Skandali, marksistë-leninistët gjermanë kërkojnë bustin e Leninit, reagime nga të gjithë të përndjekurit e terrorit të kuq në Europë

Nje statuje e Leninit do te ishte vendosur ne qytetin Gelsenkirchen, Gjermani qysh me 22 prill, po virusi e bllokoi. Tani qe Corona iku, po bien kambanat e leninisteve, pikerisht me 20 qershor 2020 do jete perurimi. Idene “brilante” per te vendosur per here te pare ne nje qytet perendimor gjerman Leninin, e kishte Partia marksiste-leniniste gjermane (MLDP), qe ne zgjedhjet e fundit fitoi 01,%.

Perkunder kritikave masive te qytetareve per mosvendosjen e statujes se frymezuesit te “Terrorit te Kuq” me 1918 ne mes te qytetit, MLDP fitoi gjyqin me moton: „Lenini e nderon qytetin dhe frymezon kedo qe kerkon nje rruge shpetimi nga kapitalizmi“.

Gjykata nga ana e saj votoi PRO sepse rrethanat historiko-politike te veprimtarise se Leninit qenkeshin te parendesishme para ligjit per mbrojtjen e monumenteve; e do, nuk e do qyteti, gjykata ua la pilaf aty statujen! Vendimi eshte quajtur nga qyteti nje provokim i rende, dhe politikane e intelektuale kritike kane bere thirrje per mospjesemarrje ne aktivitetet festive me 20 qershor.

Ish-te burgosurit politike te shteteve te ndryshme te Europes u jane drejtuar permes nje peticioni bashkevuajtesve te tyre te komunizmit, nder te tjera edhe ne Shqiperi, qe te firmosin kunder vendosjes se statujes se Leninit ne Gelsenkirchen. Peticioni u drejtohet kancelares Merkel, Presidentit te Bundestagut Schäuble, Presidentes se Komisionit Europian von der Leyen dhe Presidentit te Parlamentit Europian Sassoli. Nder te tjera ne peticion shkruhet:

-Në kulturën tonë evropiane, krimet nuk përfundojnë pasi kryhen, por pasi harrohen.
-Ju kërkojmë të mos lejoni që krimet e Komunizmit të përfundojnë!
-Mos kontribuoni në lartësimin e kriminelëve të komunizmit në mendje, fjalë dhe vepra përmes neglizhencës.

-Me besimin e qytetarëve dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave evropiane, ju kërkojmë të aplikoni mandatet tuaja demokratike dhe të nisni menjëherë adoptimin e një ligji që ndalon lartësimin e komunizmit në Gjermani, duke parandaluar me këtë hap edhe ngritjen e statujës së Leninit në Gelsenkirchen përmes një instrumenti ligjor.

-Me besimin e qytetarëve dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave evropiane, ju kërkojmë të aplikoni mandatet tuaja demokratike dhe t’i propozoni menjëherë çdo vendi anëtar të BE që të adoptojnë një ligji që ndalon lartësimin e komunizmit.

Kushdo nga ish-te burgosurit politike qe deshiron ta firmos peticionin te shkruaje emrin poshte ketij postimi ose ne e-mal office@idmc.al dhe ai do t’u transmetohet nismetareve te peticionit

Exit mobile version