100 shqiptarë të bllokuar në Zyrih, ministria e Jashtme dhe ambasada nuk u përgjigjen

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku, ka denoncuar indiferencën që Ministria e Jashtme dhe ambasada po tregon në orët e fundit ndaj pasagjerëve shqiptarë të bllokuar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër, të cilët kanë mbetur edhe pa ujë.

Reagimi i Çollakut

Mbi 100 shqiptarë të bllokuar në aeroportin e Zyrihut. Shqiptarët e bllokuar sipas dëshmive deklarojnë se po perpiqen të kontaktojne me numrat e ambasadës tonë, por asnjë numër nuk pergjigjet.

Situatë e turpshme, degraduese dhe diskriminuese për qytetaret shqiptarë.

Ministria Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike e konsullore kane detyrë e detyrim ligjor e kushtetues të mbrojne e kujdeset për jeten, interesin dhe dinjitetin e çdo shtetasi shqiptare jashte kufijve të Republikes së Shqipërisë.

Papërgjegjshmëria e drejtuesve të Ministrisë së Jashtme është flagrante dhe një rast i përsëritur.

Indiferenca e drejtuesve të përfaqësive tona diplomatike është një shkelje flagrante e ligjit të shërbimit të jashtëm dhe detyrave themelore që këta drejtues kanë.

Mjerisht, ambasadat e konsullatat tona sidomos në vendet perëndimore jane kthyer në resorte turistike për familjare, miq e klientë të ministrave dhe oligarkëve.

Shteti paguan konvaleshencat disa vjeçare të kushërinjve të ministrave veshur me gëzof diplomatik, ndërsa qytetarët shqiptarë poshtërohen nëpër kufijtë dhe aeroportet e botës.