Vendit i duhet një qeveri normale, fitojmë zgjedhjet dhe ringritje ekonomike

Lulzim BASHA

Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në njësinë 9 në Tiranë ndamë shqetësimin për krizën ekonomike që po thellohet çdo ditë.

Mungesa e ndihmës nga qeveria përgjatë dhe pas pandemisë, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta për faturat e dritave dhe të ujit, rritja e papunësisë po e çojnë drejt falimentit biznesin e vogël. 60 biznese mbyllen çdo ditë dhe familjeve shqiptare po u shterrojnë mundësitë për mbijetesë.

Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: duke kthyer vëmendjen tek qytetarët, duke i’u rikthyer atyre një qeverisje normale.

Ne do t’i fitojmë zgjedhjet së bashku me shqiptarët, do t’i kthejmë qeverisjen normale dhe normalitetin vendit dhe do të punojmë për ringritjen ekonomike dhe ndërtimin e një ekonomie të fortë për shqiptarët që të prodhojë mirëqënie dhe vende pune.