Dikur donte Messin, sot Ronaldon…

Thomas Muller, sulmuesi i Bayern Munich, është i fundit që ka folur për dyshen që kanë dominuar në botën e futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Ai është pyetur se me cilin do të dëshironte të luajë, përgjigja ishte ndryshe nga ajo që kishte dhënë vite më parë.

“Në fillim të karrierës shënoja më shumë gola dhe do të doja të luaja me Lionel Messin. Tani jap më shumë asistime dhe do të më bënte më shumë punë ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo”, tha ai.

Sido që të jetë, Muller thotë se te Bayerni e ka të duhurin.

“Megjithatë unë kam përpara Robert Lewandowskin që po kalon një formë mbresëlënëse”, shtoi ai.