Zhduket nënoficeri i Gardës, u arratis nga spitali…

Ervin Derguti, nënoficeri i Gardës së Republikës është zhdukur për herë të dytë, katër ditë pasi u kthye me këmbët e tij në shtëpi dhe u shtrua në spital.

Lajmin e ka bërë me dije gjyshja e Dergutit, e cila ka telefonuar për herë të dytë në emisionin “Pa Gjurmë” zhdukjen e 27-vjeçarit.

Gjyle Dërguti me lot në sy kërkon sërish të birin. ‘Unë dola në mëngjes për punë. Më mori burri dhe më tha djali ka ikur nga shtëpia. Kishte të veshur një këmishë ngjyrë gri, atlete të zeza, pantallona blu. Dhe një qese të zezë në dorë. Ishte i rënduar”, tha gjyshja.

I riu nga Burreli humbi gjurmët edhe disa javë më parë, ndërsa u nis për në punë mëngjesin e 27 prillit. Daja i tij Haxhi Vela sqaroi se zhdukjen e tij e mësuan dy orë më pas, kur komanda e repartit të Gradës merr në telefon familjen duke njoftuar se 27-vjeçari nuk ishte paraqitur në punë. Ndërsa e ëma tregonte se i biri kishte folur më dikë para se të dilte nga shtëpia.

Derguti u kthye me këmbët e tij në shtëpi, në gjendje të rënduar mendore dhe fizike Ervini u kthye me këmbët e veta në shtëpi mesnatën e vonë të 23 majit, 2 javë pasi ishte zhdukur.