Presion propagandistik pa praninë e Covid-19/ Mjeku shpërthen ndaj Ramës: Lëreni këtë popull të masakruar të jetojë jetën!

Mjeku i njohur, Gëzim Xhepa ka reaguar për masat drastike të marra nga qeveria Rama ndaj qytetarëve për koronavirusin.

Në një postim në faqen e tij sociale, Xhepa shkruan se, presioni propagandistik dhe mediatik i këtyre ditëve për justifikimin e strategjisë totalisht të gabuar në izolimin e tejzgjatur, për së paku gjashtë javë thuajse pa praninë e sëmundjes dhe viktimave nga COVID-19…, po ndjell vetëm panik, stres dhe ankth për kalimin e jetës në normalitet…!!!

Reagimi i plotë i mjekut Gëzim Xhepa

Ndonëse Shqipëria konsiderohet e çliruar nga strategjia izoluese më e pashëmbullt në botë…, më pasoja drastike psiqike, shëndetësore, sociale, ekonomike…, nga më të rëndat në rajon…, presioni propagandistik dhe mediatik i këtyre ditëve…, për justifikimin e strategjisë totalisht të gabuar në izolimin e tejzgjatur, për së paku gjashtë javë thuajse pa praninë e sëmundjes dhe viktimave nga COVID-19…, po ndjell vetëm panik, stres dhe ankth për kalimin e jetës në normalitet…!!!

T’i argumentosh këtij populli suksese inekzistente justifikuese për paradoksin 3 mujor të kolapsit total të jetës në vend…, pa përllogaritur viktimat që prodhoi dhe humnerën që hapi ky kolaps…, pa tu skuqur faqja nga pasojat e njëjta që prodhoi COVID-19 në vendet në rajon…, duke vazhduar të terrorizosh këtë popull me dramat e vendeve evropiane…, shumë larg realitetit ballkanik…, do të thotë të vazhdosh të pengosh hapjen që lejoi ligji… nëpërmjet panikut të pashembullt që vazhdon të hedhësh mediatikisht në popull…!!!

LËRENI KËTË POPULL TEJET TË MASAKRUAR TË JETOJË JETËN…!!!