Ballina Aktualitet Ish-deputetja denoncon skandalin: Largohet nga puna mësuesja me Master Profesional për ta...

Ish-deputetja denoncon skandalin: Largohet nga puna mësuesja me Master Profesional për ta zëvendësuar me…

Ish-deputetja e PD për Vlorën, Nada Meçorapaj ka denonncuar një tjetër skandal të “rilindjes” me abuzimin arsimor.

Meçorapaj shkruan në një reagim në faqen e saj sociale se, është larguar  nga puna për të dytën herë Pranvera Dalipaj e diplomuar sipas profilit dhe e kualifikuar me Master Profesional, me pretendimin e “mbarimit të kontratës”.

Ish-deputetja shkruan se, arsyet e largimit janë të qarta: emërojmë kë mundim sot, s’ka rëndësi niveli apo shkollimi që tu marrim votën nesër.

Reagimi i plotë

Tabloja “rrëzëllitëse” që paraqet kujdesin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij për gratë dhe vajzat nuk është gjë tjetër veçse PROPAGANDE!

Dështimet dhe skandalet e vazhdueshme të abuzimit në në sistemin arsimor trehojnë edhe një herë qartë se gjatë qeverisjes së EDI RAMES në sistemin arsimor u larguan nga puna njerëz profesinistë me shkollimin dhe përvojën e duhur, për tu zëvendësuar me militantë pa diploma apo pa pergatitjen e duhur.

Largimet nga puna ne sistemin arsimor dhe jo vetëm behen pa arsye dhe pa bazë profesionale por vetëm me urdhër partie.

Shembulli më i fundit është largimi nga puna , për të dytën herë i Zj. Pranvera Dalipaj e diplomuar sipas profilit dhe e kualifikuar me Master Profesional, me pretendimin e “mbarimit të kontratës”.

Arsyet janë të qarta : emërojmë kë mundim sot, s’ka rëndësi niveli apo shkollimi që tu marrim votën nesër.

Kjo është arsyeja pse sistemi ynë arsimor është kthyer nga një vend ku fëmijët të edukohen dhe rriten me kujdes dhe profesionalizëm në një që vetëm i sigurtë nuk mund të quhet.

Propaganda nuk e mbulon dot dështimin!

Exit mobile version