Gjithçka po manipulohet! Njerëzit janë të varfër, të papunë dhe me borxhe…

Nga Lindita METALIAJ

Gjithçka po manipulohet. Temat me rëndësi parësore, kalohen në vend të dytë dhe po shpërqëndrohet vëmendja nga problemet e vërteta. Shqiptarëve u thuhen marrëzira, u paraqiten suksese të paqena, falso.

Realiteti është ndryshe.

Njerëzit janë të varfër, të papunë dhe nuk kanë shpresë se do të gjejnë punë. Njerëzit janë me borxhe, me kredi, vazhdon refreni, “sot s’të sheh kush me sy në spital po nuk pate lekë”.. pra janë në depresion.

Pushtetit të rilindjes së Edi Ramës nuk i interesojnë zgjedhjet, sepse po të mbahen zgjedhje të lira, ata humbin, se nuk voton askush me vullnet të lirë për krimin dhe analfabetizmin. I intereson që njerëzit të jenë të varfër që tu blejnë votat. Që njerëzit të jenë sa më pak të informuar që t’i gënjejnë e t’i manipulojnë më lehtë.

Tërmeti dhe pandemia e virusit na tronditën mendërisht dhe financiarisht. Edi Rama në vend që t’i ndihmonte shqiptarët për të dalë nga kriza, kërkon t’i përdorë shqiptarët për të dalë ai nga kriza e tij, politike, morale dhe e imazhit, sepse shumica e urrejnë.

Demokraci s’ka, ekonomi s’ka, rend dhe siguri s’ka, shërbime sociale që mbështesin të varfërit s’ka. Atëherë për çfarë na duhet kjo qeveri?

Për të na gënjyer? Jo, faleminderit, Shqipëria ka gënjeshtarë mjaftueshëm, nuk na duhet edhe gënjeshtar në qeveri!