Humbin jetën dy të prekur me Covid-19 brenda pak orësh tek Infektivi

Një tjetër pacient bartës i Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë. Bëhet fjalë për një pacient, mosha e të cilit nuk dihet ende, i cili vuante nga ceroza në mëlçi dhe sëmundje të tjera shoqëruese, dhe më herët kishte qenë i shtruar në repartin e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një tjetër pacient në Infektiv, i cili ishte mbartës i sëmundjes, por pa simptoma. Të dy këta persona e kanë marrë virusin në ambientet e QSUT-së, ku në repartin e sëmundjeve të brendshme janë infektuar dhjetra persona, përfshirë dhe personel mjekësor.

”Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen. 88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave”, njoftonte mbrëmjen e djeshme MSH.

koronavirus 1 780x405 1