Ballina Aktualitet Video/ Krim shtetëror! Pasi të burgosurit i bënë trupin copa-copa e shpallin...

Video/ Krim shtetëror! Pasi të burgosurit i bënë trupin copa-copa e shpallin të vetëvrarë!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku babai i të burgosurit Bilbil Zeka shprehet se djali i tij nuk është vetëvrarë në burg, por e kanë vrarë.

Berisha shkruan se, burgjet e narkoshtetit janë kthyer në qendra torturash çnjerëzore dhe vrasjesh shtetërore.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Pas i bene trupin copa copa te burgosurit Bilbil Zeka e shpallin te vetvrare! Krim shteteror!

Burgjet e narkoshtetit qendra torturash çnjerezore dhe vrasjesh shteterore.

Miq, burgjet e narkoshtetit jane qendra torturash çnjerezore dhe vdekje per te varferit e Shqiperise!

Dje narkopropaganda e narkoshtetit njoftoi per vdekjen e radhes Bilbil Zekaj ne paraburgim ne Fier, te cilin pas ja kishin bere trupin copa copa narkokriminelet e shpallen te vetvrare dhe familjaret moren vesh nga mediat vrasjen e tij

Me kete rast theksoj se gjate ketyre viteve jane bere dhjetra e dhjetra raste te njerezve te varfer qe ne burgjet e vendit ne rrethana te errta me se shumti nga torturat fizike dhe psikologjike kane gjetur vdekjen. Rasti me i fundit i Bilbil Zekes, te cilit siç thote para kamerave i ati ja kishin bere trupin copa copa eshte vetem vrasja e radhes dhe eshte vrasje e mirfillte shteterore.

Te dashur miq, duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se Bilbilit te ndjere denoj me ashpersine me te madhe torturat shtazore fizike dhe psikoligjike qe ushtrohet ndaj te burgosurve te varfer ne burgjet e narkoshtetit te Edvin Mafise.

Ju bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve sketerr te Shqiperise dhe te konsideroje aplikimin e nenit 4 te Konventes nderkombetare kunder Tortures dhe sanksionet e merituara per rregjimin e Edvin Mafise.

Ju ftoj te ndiqni deshmine e babait te viktimes! sb

Exit mobile version