Si po përdoren ekspertët e pandemisë nga Rama! Pse sot e rritën kurbën e të infektuarve me Covid-19?

Rama po i përdor më së miri ekspertët sipas interesave të tij për Covid-19. Pas dy ditësh kur u raportua prej tyre se ka patur vetëm 1 të infektuar me Covid-19, sot këta ekspertë e çuan numrin e të infektuarve në 15.

Si ka mundësi që kurba e të infektuarve të jetë kaq qesharake?! Apo ndoshta ngaqë janë qesharakë vetë këta ekspertë!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19, 13 raste të reja në Durrës, 1 në Shkodër dhe një në Tiranë. Kurba e koronavirusit vazhdon të mbetet qesharake, pasi një ditë më parë u regjistrua vetëm një rast me koronavirus.

DEKLARATA E PLOTE

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID-19 në Shqipëri.

Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID-19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)
Testime totale-13621
Testime molekulare-12555
Testime serologjike-1066
Raste pozitive-964
Raste të shëruara-758
Raste aktive -175

Humbje jete-31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-57
Durrës-44
Krujë-33
Shkodër-15
Kamëz-10
Berat-10
Fier-3
Elbasan-1
Mirditë-1
Korçë-1