Ballina Aktualitet Qindra qytetarë vërshojnë drejt Teatrit, Rama nxjerr policinë për të bllokuar rrugët

Qindra qytetarë vërshojnë drejt Teatrit, Rama nxjerr policinë për të bllokuar rrugët

Prej orës 08.00 të kësaj të diele, ndërsa në Tiranë, protestohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Ministria e Llesh kimikut ka marrë masat që të pengojë hyrjen e qytetarëve drejt kryeqytetit.

Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit ” në hyrje të autostradës Elbasan – “Tyneli i Krrabës-Tiranë” është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara pas një urdhëri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.

Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësisht qarkullimi i të gjitha llojeve të automjeteve drejt kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama e ka përdorur izolimin nga koronavirusi për të shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe demokracinë në vend.

Exit mobile version