Ballina Aktualitet Përlotet aktori i njohur: Këta janë hiena, të vrasin natën dhe të...

Përlotet aktori i njohur: Këta janë hiena, të vrasin natën dhe të qajnë ditën…

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj i përlotur për prishjen e Teatrit Kombëtar shprehet se tashmë Shqipëria është në diktaturë.

‘Këta janë hiena, është një shtet karagjoz. Këta janë të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, historia e Teatrit.

Iku, populli shqiptar tani është në gjumë, nuk e di se çfarë të them, nuk kam fjalë.

Unë jam krenar për veten time dhe për miqtë e mi, që kanë qëndruar aty për dy vite me radhë, shikoni more e kanë rrëzuar, këta janë grabitqarë more, se këta dhe kur vjedhin i vënë benzinën që të mos mbetet më asnjë gjë’, tha ai.

Exit mobile version