Regjimi kriminal në përpëlitjet e fundit, BE kundër Ramës: Mos preket Teatri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje që të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës dhe provokimi për prishjen e teatrit Kombëtar.

Teksa ka shpërndarë në ‘Twitter’ mesazhin e Komisioneres se BE per Kulturën Mariya Gabriel, Basha ka falënderuar “Europa Nostra” dhe ambasadorin Luigi Soreca.

“Faleminderit @GabrielMariya, @europanostra dhe @LSorecaEU për mesazhet e qarta për respektimin e ligjit dhe thirrjen për dialog me artistët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore. Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës & ligjit dhe provokimi për prishjen e paligjshme të TK.”, shkruan Basha.

Pas rastit të Durrësit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha është gjobitur dhe proceduar penalisht për herë të dytë brenda 24 orëve.

Policia njofton se, Basha dhe 39 protestues të tjeërë janë proceduar dhe gjobitur, si dhe iu është hequr leja e drejtimit pas protestës te Teatri Kombëtar. Policia thotë se ata janë grumbulluar përtej fashës së orarit të lejuar në kushtet e pandemisë së COVID 19, duke shkelur kështu masat e nevojshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

S. D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.