Ballina Aktualitet Reagimi i fortë i Komisioneres së BE pas vendimit për shembjen e...

Reagimi i fortë i Komisioneres së BE pas vendimit për shembjen e Teatrit

Miapetra Kumpula-Natri at the EC

Komisionerja e BE për Kulturën, Mariya Gabriel ka reaguar pas vendimit të Erion Veliajt për të shembur Teatrin Kombëtar. Me një postim në Twitter, Grabiel shkruan se, para se të merret një vendim i pakthyeshëm për këtë pasuri kulturore, duhet që të ketë dialog të gjerë me ekspertët dhe shoqërinë civile.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë #kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv për trashëgiminë kulturore”, shkruan Gabriel në postimin e saj në Twitter.

Exit mobile version