Nuk reshtin reagimet e këngëtarëve ndaj ministres së Ramës: Hë më thuaj ti tani. Të qesh apo të…

Një deklaratë e vetme e ministres së Ekonomisë, Anila Denaj gjatë emisionit të mëngjesit në ‘ABC News’ ka ngjallur reagimet e ndryshme të artistëve në rrjet.

“Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim. Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë”, është shprehur Denaj duke theksuar se në vend ka dhe nevojë për fuqi punëtore.

Duke qenë se një problem mbi papunësinë e kanë ngritur edhe këngëtarët, Enkel Demi ka ndërhyrë duke pyetur ministren nëse fleksibiliteti nga profesioni aktual, në ndërtim, vlen edhe për këta të fundit.

“Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim”, është përgjigjur Denaj.

Pas këtij momenti, ka qenë artisti i njohur, Renis Gjoka i cili ka ndarë lajmin në llogarinë e tij në ‘Instagram’, duke shkruar: “Hë më thuaj ti tani. Të qesh apo të dh*hem t’u qesh?”.

Reagimi i Renisit nuk ka qenë i vetmi, pasi në postim kanë komentuar menjëherë edhe artistë të tjerë si Aurela Gaçe dhe Eranda Libohova.

“Unë them ta kapim shpejt se do mbetemi dhe pa ndërtim”, shkruan Libohova duke ironizuar lajmin.

Edhe Aurela Gaçe ka komentuar duke shkruar: “Dhe më kishte thënë babi bëhu inxhiniere. Apo mos e ka fjalën për lekët e palosura që kemi edhe tani t’i pastrojmë? Mbase për këtë e ka fjalën. Për pastrimin e parave që kemi, na ngatërron me kolegët e saj”. Po ashtu edhe Eugent Bushpepa ka reaguar në postimin e Renisit. Këto fjalë të personazheve të njohur kanë marrë mbështetjen e shumë ndjekësve.

Elton Deda ironizon deklaratën e ministres

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka deklaruar ditën e djeshme se punëtorët e fushave të ndryshme duhet të tregohen fleksibël gjatë kësaj periudhe dhe të punojnë në sektorin e ndërtimit.

Këtë deklaratë, ministrja Denaj e ka bërë gjatë një interviste në AbcNews me gazetarin Enkel Demi.

Ky i fundit e ka pyetur për ankesën e këngëtarëve, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë mbetur papunë, por ministrja është shprehur se puna në ndërtim vlen për të gjithë, edhe për këngëtarët.

“Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim. Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë. Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim”, është përgjigjur Denaj.

Pas kësaj deklarate ka reaguar këngëtari i njohur, Elton Deda, i cili me ironi e ka falënderuar ministren për sugjerimin e saj për të punuar në sektorin e ndërtimit, tashme që muzika nuk ofron mundësi

“Zonja Ministre. Po mendoj seriozisht për ketë sugjerim tuajin. Te falënderoj nga zemra. Kel Demi kam nevoje te vërtetosh ketë gjë, nëse është fals apo i vërtete”, shkruan Elton Deda.

Elton Deda Anila e1589465976320

1 3