Firmosi për shembjen e Teatrit, kunati i Kumbaros emërohet në fshehtësi shef i Kulturës në Bashkinë e Tiranës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur në prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit pasi kanë firmosur relacionin që ia kanë dorëzuar Bashkisë së Tiranës ku sugjerojnë shembjen e godinës.

Pas depozitimit të padisë, aktori Neritan Liçaj në një pronconim për mediat u shpreh se vendimi është krejtësisht i paligjshëm, ndërkohë që shtoi se në këtë çështje ka edhe nepotizëm, pasi aty kishte firmosur edhe drejtori i Teatrit të Vlorës, kunati i ish-ministres Mirela Kumbaro, që së fundmi ishte emëruar shef i kulturës në bashkinë Tiranë.

“Ky është një vendim krejt i paligjshëm. Është një vendim i pavlefshëm dhe i gabuar nga pikpamja politike. Ne kemi një kryebashkiak dhe një këshill bashkiak dhe një strukturë të tërë bashkiake që është e paligjshme dhe e pavotuar. Këto janë të paligjshëm krejt dhe vazhdojnë të shkatërrojnë Tiranën çdo ditë.

Përveç faktit që aty ka nepotizëm sepse aty pashë që ka firmosur drejtori i Teatrit të Vlorës, që në fshehtësi të plotë, është kunati i ish-ministres Kumbaro, që paska ardhur shef i kulturës në bashkinë Tiranë. Ishalla po shkoj edhe unë shef bashkie në Kukës, që çfarë lidhje kam…

Pra janë të gjitha këto gjëra, për të cilat në duhet të mbajmë qendrim të gjithë si qytet. Le të tregojë drejtësia me kauznë tonë të pastër, që janë me qytetarin dhe me taksapaguesin. Le të japin sinjalin e parë se drejtësia po reformohet si institucion”, tha Liçaj.