Covid-19/ Pse Rama kërcënon shqiptarët se do i rikthejë në izolim total!

Nga Edi PALOKA

Kur gjithe bota pak nga pak po e kupton se izolimi nga COVID-19 ishte nje gabim i shkaktuar si pasoje e nje histerie totale te provokuar dhe fryre qellimisht nga qarqe te caktuara me influenca e interesa globale, e per kete arsye po terhiqet “me lezet” nga “çmenduria” e deritanishme, Rama kercenon shqiptaret se do i riktheje ne izolim total!
Shkencetare, profesioniste te respektuar e jo sharlatanet e zakonshem te teorive konspirative, paralajmeruan qe ne fillim, e vertetuan me pas me shifra, fakte e studime serioze se COVID-19 nuk ishte as rreziku i shekullit e as me pasoja me te renda se qindra viruse qe qarkullojne ne ambjentet tona.

Fakti qe ne disa media te rendesishme u infiltruan ose u publikuan qellimisht lajme te rreme per te rritur shkallen e terrorit tek njerzit ( si psh rasti i fotove me arkivole te rreshtuara ne Bergamo qe ne fakt i perkisnin nje ngjarjeje tjeter e nuk ishin viktima te COVID-19) verteton se dikush ishte i investuar ne perhapjen e frikes.

Nje fakt tjeter eshte presioni i ushtruar ndaj Suedise nga te njejtat qarqe, per ta detyruar qe te izolohej, per arsyen e thjeshte se Suedia u be shembulli qe vertetoi fallcitetin e gjithe kesaj qe ndodhi.

Ata qe fshihen dhe kane interesa ne kete qe ndodhi, do vazhdojne ta tjerrin ende e do perpiqen ta fryne perseri, po nderkohe qeverite e vendeve serioze po dalin nga izolimi. Fakti qe kete nuk e bejne menjehere po “me “hapa ” duket sikur ka te beje me shume me kujdesin per te mos dale te turperuar se sa me kujdesin ndaj virusit.

Le te shohim pak vendin tone, ku i semuri psiqik shfaqet si shpetimtar i shqiptareve se “mori masat ne kohe”.

Se pari, po vertetohet cdo dite se i ashtuquajturi “pik i kurbes” ne Shqiperi ka kaluar kur “shpetimtari” nuk kishte marre asnje mase, fund i janarit e deri ne shkurt.
Zyrtaret qe Rama perdor, i nxjerr te bejne deklarata e shpallin shifra qe pregatiten ne Surrel, sipas interesit politik te dites.

E verteta eshte qe shqiptaret nuk pyeten ndonjehere per masat drastike te Rames. Mjafton te levizje mes lagjeve per te pare se edhe njerez qe me pare nuk i shihje ne grupe, tani grumbulloheshin ne rrugica apo poshte pallateve. Mediat disa here e kane pasqyruar kete realitet ne fakt.

Po duke shkuar dhe me tej, me masat absurde qe i çmenduri i shpallte sipas midese se tij, me oraret, ditet apo distancat e kufizuara, jo vetem nuk shmangu por perkundrazi u be ai shkaktar qe njerzit te grumbulloheshin me shume se normalisht ne dite dhe orare te caktuara. Keshtu edhe ata qe kishin qendruar te izoluar, beheshin kapice ne pazar ne nje dite dhe ore te caktuar se ate kishte shpallur i semuri i Surrelit.

E megjithate shifrat jane keto, megjithe manipulimet qe ben Rama cdo dite sipas interesit.

Pra e vetmja gje nga “i shpetoi” Rama shqiptaret, ishin “parate e teperta” . Edhe gjate kesaj periudhe Rama dhe te tijte u kujdesen ti lehtesojne sa me shume nga xhepat shqiptaret, te vjedhin cfare te munden dhe te shembin ku te munden.

Tani ju duhen dhe ca dite izolim qe te shembin pak dhe teatrin, prandaj doli Rama e kercenoi se ne se nuk zbatohen masat AI, do e izoloje prape totalisht Tiranen…Prandaj doli dhe mjekja e tij personale qe eshte dhe zv ministre dhe i futi nje te ngritur “kurbes” qe e kane bere si kurvat dhe e perdredhin si e kur ju duhet.

E verteta mund te fshihet per pak kohe por nje dite del. Shpejt edhe shqiptaret, kur t’ju jete larguar tmerri i induktuar artificialisht nga corona virusi , do shohin se prape fatkeqesine e tyre e kane perdorur per ti vjedhur e tallur.

Kujtoni fjalimet horror te Rames per 18 mije te vdekur, per varre qe nuk do gjendeshin e kufoma te kthyera ne mish per qente. Gjithshka per te terrorizuar shqiptaret nderkohe qe i vidhte dhe varferonte edhe me shume…