Urimi hipokrit i Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajni Flakës me infermierët!

Miq, nje mirenjohje te thelle infermiereve tona per punen e palodhur qe bejne ne permbushjen e misionit te tyre human dhe fisnik.

Por ata qe ne 7 vite jo qe nuk rriten por ulen (per shkak te inflacionit) me 25% rrogat e tyre nuk kane sy, faqe dhe as fytyre apo moral te behen te njerezishem dhe ti urojne sot ato.

Detyra infermieres eshte nje detyre humane e veshtire! Ato dhe ata qe ushtrojne kete profesion te nderuar jane bashkeshorte, nena, baballare, kryefamiljare.
Ata nuk kane nevoje per urime hipokrite nga Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajni Flaka, qe me PPP dhe vjedhjet ne prokurime jane shkaku kryesor i varferise se tyre.

Nderimi dhe vleresimi me i madh per ta duhet treguar me trajtimin, pagat e merituara. U rriten me 150% ne vitet 2005-2013 rrogat teje te ulta qe ato kishin. Por qe nga viti 2013 dhe gjer sot, me akumulimin e inflacionit pagat e infermiereve dhe mjekeve u ulen se paku me 25% gje qe i detyroi mijeea e mijera prej tyre te largohen nga Shqiperia.

Duke perfunduar, denoj me te ashpersine me te madhe qendrimin çnjerezor dhe cinik, hipokrit e mosmirenjohes te Edvin Hajdutit, Ndrikull Hajni Flakes ndaj bluzave te bardha dhe kerkoj rritjen urgjente te rrogave te tyre. sb