Reagimi i fortë nga Kosova ndaj Ramës: Shqipëria në vend të një perle e turizmit detar, do shndërrohet në skëterrë të kanábisit

Debati për lejimin e kultivimit të kanábisit në vendin tonë, artikuluar nga kryeministri Edi Rama, ka gjetur jehonë edhe në Kosovë. Ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja për dialog mes Kosovës e Serbisë, Edita Tahiri ka reaguar sot mbi idenë e Ramës për liberalizimin e kanábisit për arsye mjekësore.

Ajo thotë se nga më doktorët që u bënë gjatë pándemisë dhe që i përkasin politikës, është Edi Rama, që sipas saj po tenton ta shpall kanábisin si bimë mjekësore për ta kultivuar në Shqipëri.

“Shume politikan u bene ma doktor se doktorat ne kete kohe pándemie. Mirepo ma doktori u be Edi Rama i cili po tenton ta shpall kanábisin si bime mjekesore per ta kultivuar ne Shqiperi. A nuk pa bota mjaft trágjedi nga dròga, pándemia aktuale, etj…”, tha ajo.

“Ne vend qe Shqiperia te behet nje perle e turizmit detar, do rrezikoj të shëndrrohet ne skèterre te kanábisit. Cfare vizioni i mbrapsht…”, u shpreh më tej Tahiri.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi sot se pas një viti punë për pak kohë do të jetë gati drafti për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore, sikur e kanë disa vende në botë, mes tyre fqinji jonë, Maqedonia.

Drafti, tha Rama është konsultuar me ekspertët e huaj, ndërsa deklarata e Ramës u bë teksa ishte në një konferencë me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Rama tha se kjo nuk është asnjë shpikje shqiptare, por ka ndodhur dhe në vende të tjera para nesh, po ashtu ai tha se shumë shpejt do të kalojë dhe amnistia fiskale.