Bardhi: Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministri, nesër publikojmë provat

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se, Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, PD ka prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.

Bardhi shprehet më tej se, ky është zjarr që e çon në burg ministren dhe nuk e shuan dot me ujë!

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.

Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.

Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu.

Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë!

1 24