Veliaj shkel ligjin/ Zhupa publikon dokumentin: Projekt për korsi biçikletash duke dëmtuar rëndë bizneset dhe qytetarët

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar një document të shkeljes së ligjit nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Zhupa shprejhet në reagimin e saj se, Veliaj bën projekt korsi biçikletash në shkelje të Planit Urbanistik të Tiranës, duke dëmtuar rëndë bizneset dhe qytetaret e rrugës Myslym Shyri!

Reagimi iplotë

Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërtojë korsi biçikletash me gjatësi 1000 metra në të gjithë rrugën “Myslym Shyri” duke hequr kështu të gjtha vendparkimet publike të automjeteve në anë të kësaj rrugë, rreth 160 të tilla që ishin aty. Këto vendparkime i kanë shërbyer prej shumë vitesh bizneseve të zonës dhe banorëve.

Referuar nenit 52, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë është detyrimi i Bashkisë Tiranë të siguroj vendparkimet publike në hapesirat e caktuara për banorët e zonës dhe bizneset, konkretisht 1 banorë duhet të ketë të garantuar minimum hapësiren 6 m2 parking dhe një objekt biznesi duhet ti garantohet hapësira prej 12 m2.

Është e papranueshme, jo ligjore edhe shumë e demshme për bizneset e asaj rruge, heqja totale e mundësisë së ndalimit dhe parkimit të makinave. Rreth 250 biznese zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në këtë rrugë dhe e kanë të domosdoshme të kenë vendparkimet e atutomjeteve pranë rrugës për të realizuar furnizimet per nevojat e dyqaneve të tyre dhe parkimin e klienteve për të bërë blerje ne keto dyqane.

Në këtë kohe krize ekonomike nga Covid 19, Veliaj i vetmi kryebashkiak qe gjen menyren si t’ja u veshtiresoj me shume punen dhe mundesite per biznes, qytetareve të tij.

1 3

2 1

3

4

5