Veliaj: Kazhani e meriton të punojë tek ujësjellës-kanalizimet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e quajti një veprim normal punësimin e gazetares Mira Kazhani në Ujësjellësin e Tiranës.

Në një intervistë televizive, ai tha se kjo është një praktikë normale në shtete të tilla si SHBA apo Anglia, ku më të mirët merren si konsulentë mediatikë për kompanitë e mëdha.

Pa u futur në analizë të faktit se Mira Kazhani drejton një portal që i bën fresk Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt, duhet thënë se Kazhani nuk po bën këshilltaren për median.

Në dokumentin e publikuar nga media shihet se Mira Kazhani merr 830 mijë lekë të vjetra në muaj si këshilltare ekonomike.

Problemi është se askush nuk i njeh ndonjë meritë Kazhanit si eksperte e ekonomisë në vend.

Askush nuk ka lexuar apo parë që të thotë ndonjë analizë të hajrit në këtë drejtim.

Pastaj kush e vendosi që Kazhani është këshilltarja më e mirë ekonomike në vend?

Megjithatë, lexuesit e kanë kuptuar shumë më mirë këtë situatë. Nuk është rastësi që memet e shumta në rrjet theksojnë se qytetarët nuk kanë ujë në shtëpi për shkak të ‘këshillave’ që jep Kazhani.