Trump: Nuk preferoj të komentoj akoma rreth Kim Jong Un

Presidenti Donald Trump nuk pranoi të komentojë të premten mbi një raport të agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut se lideri i vendit Kim Jong Un kishte bërë daljen e tij të parë në publik që nga 11 prilli.

“Unë nuk do të preferoja ta komentoja akoma”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Do të kemi diçka për të thënë për të në kohën e duhur.”

Presidenti Trump nuk pranon të komentojë për liderin e Koresë së Veriut

Ka pasur spekulime në lidhje me shëndetin e udhëheqësit Kim pasi ai nuk mori pjesë në festimet e përvjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit Kim Il Sung më 15 prill.

Presidenti Trump është përmbajtur në mënyrë të pazakontë të komentojë për gjendjen e Kim që kur filluan pyetjet në lidhje me vendndodhjen dhe shëndetin e liderit të Koresë së Veriut muajin e kaluar.

Të dy liderët kanë mbajtur tre takime të nivelit të lartë në përpjekjet për të bindur Korenë e Veriut që të heq dorë nga armët bërthamore dhe, ndërsa Trump dhe Kim kanë kaluar mirë, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

I pyetur nga Reuters se çfarë dinte për udhëheqësin Kim në një intervistë të mërkurën, Trump tha: “Unë di gjithçka”, por nuk dha hollësi.