Si përfundoi me urgjencë te Infektivi në mes të natës i prekuri me Covid-19

Një person i riatdhesuar që qëndronte në hotelin e Kukësit ka rezultuar pozitiv me korònavirus.

Mbrëmjen e kaluar, u nis rreth orës 23:30 me urgjencë drejt spitalit Infektiv sepse gjendja u përkeqësua papritur. Në datën 23 prill kishte hyrë nga Kosova në Kukës nëpërmjet Pikës Kufitare Morinë dhe po qëndronte në karantinën e këtij rajoni.

Në total numri i të infektuarve në Kukës ka arritur në 5. Gjatë orëve të fundit, janë konfirmuar 7 raste të reja me Còvid-19 në vendin tonë, të cilët ndodhen në  Tiranë në Krujë dhe Kukës.