Flet mjeku i njohur: Mbyllja në shtëpi po na dëmton trurin

Mjeku infeksionit Tritan Kalo ka folur sërish për situatën e pandemisë. Pas shumë mesazheve për qytetarët, ai ka bërë një tjetër deklaratë të fortë e që lidhet me shëndetin e qytetarëve.

Kalo tha se, virusi ka një kohështrirje më të gjatë, ndërsa shtoi se ka një presion të shtuar për kujdesin që duhet treguar ndaj tij.

Sa i përket testeve Kalo tha se vendi është pak mbrapa edhe pse theksoi se ka ikur teoria e kryerjes se testimeve. E rëndësishme, shtoi Kalo, është që të kuptojmë se presioni i madh për bërjen e testeve mund të heqë vigjilencën.

“Duke qenë negativ humb përkujdesin ndaj vetës dhe mund të prekesh më lehtë. Gjithashtu virusi mund të dalë në një etapë të dytë. Testimi nuk është diçka që ndalon sëmundjen. Fillimisht u bazuam te një politikë e publikuar te OBSH, që më vonë pati ndryshime.

Rritja e numrit të testimeve mund të na orientojë më mirë në përqindje e popullatës, por nëpërmjet seleksionimit të testeve serologjike do të përcaktohet cilat individë kanë Igm dhe IgG. Duhet të dimë, që jo të gjitha testet kanë besueshmëri të lartë.

Edhe vendet që e kanë kaluar valën e madhe, sugjerojnë që të mos neglizhohet distancimi fizik sepse është një virus që do të jetë mes nesh për një kohë të gjatë. Me mbylljen e individëve në shtëpi virusi krijon një dëmtim të trurit dhe hapja duhet të ndodhë sepse duhet të oksigjenohet truri”, tha Kalo.