Sot dita e punëtorëve, Dorian Teliti: Le të fillojë “Parada” e papunësisë!

Ne vetem 2 muaj, te harruar, te pambeshtetur, te zhytur ne gropen e nje mije e nje halleve e problemeve, jane te pakten edhe 61 mije persona qe kane humbur vendin e punes, pa perfshire ketu mijera e mijera te tjere qe detyroheshin te punonin ne te zeze.

Kane humbur rrogen e tyre te pakten 61 mije kryefamiljare, te ardhuren e vetme qe shpeshhere ishte ne kufijte e pages minimale.

Ata humben edhe ato pak para qe i perdornin per te ushqyer femijet, per te paguar faturat e shtrenjtuara te dritave dhe te ujit- fatura qe edhe ne kete kohe pandemie shteti ua kerkon nje me nje.

Shqiptatet e humben shpresen. Ate shprese qe ndoshta nje dite shteti i tyre do mendonte sadopak per ta. Por ky shtet-pushtet i la ne meshire te fatit.

Sic edhe shihet qarte tashme qeveria do te “shtrije” kudo filozofine e saj 7-vjecare: “une nuk punoj per njerezit…keshtu qe as njerezit skane pse te punojne”.
Shteti i oligarkeve eshte force pushteti ndaj qytetareve.

Le te filloje pra sot “parada e sukseseve ” te qeverise. Kush ka humbur punen dhe do kete fatin ta shohe sot paraden…le te mos ankohet…se ndryshe do ti vije e menjehershme pergjigja nga Krye-Para(o)disti:

“Ke TV apo internet per te ndjekur paraden???

Atehere paske leke…rri aty e mos u anko.

Ska mbeshtetje per ty, leket me duhen per shoket e mi👎, ata me mbajne ne pushtet me leket qe u jap gjate viteve”.