Revolta/ Rama pritet me protesta në Fier: “Ik, Ik hajdut, kriminel”! Policia e merr në mbrojtje

Kryeministri Rama është pritur me protesta sot në Fier. Ai ka mbërritur në Fier paraditen e sotme për të inspektuar punimet në Lumin Gjanica, ndërsa është pritur revoltë nga naftëtarët e këtij qyteti si dhe qytetarë të tjerë.

Me thirrje “Ik, Ik” dhe ‘Hajdut kriminel’, Rama ka kaluar në rrugën kryesore të qytetit të Fierit, ndërsa policia kishte rrethuar gjithe zonën.

Dhejtëra forca policie dhe gardistë kanë rrethuar Ramën duke e marrë në mbrojtje.

Pas përplasjeve me policinë, kjo e fundit ka shoqëruar 3 persona në komisariat…

1 1