Maskat terror në Tiranë, lidhin familjarët dhe grabisin sende me vlerë e para

Tre persona të armatosur dhe me maska janë futur në një banesë dhe nën kërcënimin e armëve i kanë lidhur familjarët kanë arritur të marrin disa sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodur gjatë natës së kaluar në fshatin Qinam në Tiranë ndërsa ende njanë të paidentifikuar autorët.

Mësohet se bashkë me sendet me vlerë janë marrë edhe një sasi parash shuma e të cilave ende nuk dihet.

Burime bëjnë me dije se grabitësit nën kërcënimin e armëve lidhën familjarët ndërkohë që kryenin grabitjen.