4 raste të reja me Covid-19 nga fasoneritë në Krujë

Në Krujë janë konfirmuar katër raste të reja me koronavirus. Burimet bëjnë të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 31 teste, nga të cilët kanë dalë 4 pozitivë.

Mësohet se rastet e reja janë vatra ekzistuese nga fasoneritë dhe kontaktet.

Kruja është zona më e goditur nga Covid-19 si pasojë e shpërthimit të vatrave në fasoneri. Në total, numri i të infektuarve në Krujë ka shkuar në 106.