Kaz(h)ani është maja ajsbergut, Dokle: Ka nga ata që marrin edhe 5 rroga njëherësh…

Mjekja e njohur, Anika N.Dokle shkruan në rrjetet sociale se Kazhani është maja e ajsbergut duke shtuar se në Shqipëri janë të shumtë ata që përveç pagës në të funksioneve organike, kanë edhe të ardhura të tjera nga angazhime në struktura kolegjiale.

Më tej ajo thekson se, ka edhe nga ata që marrin edhe 5 rroga njëherësh, dhe ç’rroga!

Postimi i plotë

Janë të shumtë në këtë vend ata që përveç pagës në ushtrim të funksioneve organike, kanë edhe të ardhura të tjera nga angazhime në struktura kolegjiale (borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera).

Ka nga ata që marrin edhe 5 (më e pakta) rroga njëherësh, dhe ç’rroga!!

Janë këta që të shajnë me libër shtëpie e të linçojnë portaleve dhe platformave sociale, kur u cënon interesat personale me statuse në mbrojtje të interesave të publikut.

Dokle
Anika Dokle