Ballina Aktualitet Vlora kundër karantinës së Ramës, qytetarët vërshojnë drejt plazhit

Vlora kundër karantinës së Ramës, qytetarët vërshojnë drejt plazhit

Bregdeti i Vlorës ka thyer sot udhrin e Drejtorit të Policisë Ardi Veliu për ndalimin e plazhit, Abc News sjell foto nga Vlora, të cilat i ngjajnë një dite normale vere.

Shumë qytetarë janë dyndur në plazhe për të kaluar kohë, duke marrë rreze dielli për të shijuar temperaturat e ngrohta, ndonëse i gjithë vendi është në karantinë.

Policia ka ndërhyrë duke i larguar ata nga bregdeti, ndërsa disa prej tyre janë gjobitur.

Veliu deklaroi dje se plazhi do të jetë i ndaluar deri në një urdhër të dytë, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos futen në det, ndërkohë që shtoi se në qytetet bregdetare do të vendosen postblloqe policie për të vënë në zbatim këtë urdhër.

Exit mobile version