Ronaldo s’ka ndërmend të lëvizë nga Juventus, pavarësisht…

Cristiano Ronaldo do ta veshë fanellën e Juventusit, të paktën edhe për dy vite.

Ai iu bashkua Zonjës së Vjetër nga Real Madridi verën e vitit 2018 dhe nënshkroi kontratë katër vjeçare.

Pavarësisht se lidhet me Paris Saint-Germain, Tuttosport siguron se portugezi ka për qëllim që të respektojë kontratën dhe të qëndrojë në Torino deri më 2022.

35 vjeçari po i kalon këto ditë krize për shkak të COVID-19 në Madeira bashkë me të dashurën dhe fëmijët.

Ai ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 32 paraqitje për Zonjën e Vjetër para se sezoni të ndërpritet.